12/17/2025 6:15:52 AM

A pritet të ketë ndryshim të masave anti-Covid në Kosovë? Deklarohet ministri Latifi

Duhet të lexoni

Prej kohësh, situata epidemiologjike me COVID në vend është e qetë ndërsa edhe numri i pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore me këtë sëmundje ka rënë ndjeshëm. Vende evropiane kanë lehtësuar ndjeshëm masat, e fundit Greqia, që paralajmëroi se prej 1 majit do t’i kthehet pothuajse normalitetit. Por, në një tjetër vend situata është ndryshe. Banorët e Shangait po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron.

Gjithsesi, në Kosovë ende janë në fuqi masat që janë marrë më 1 mars dhe ato nuk pritet të lehtësohen më tej.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë për KosovaPress që momentalisht nuk do të ketë ndonjë ndryshim të masave, por që situata është duke u ndjekur me vëmendje.

“Tash për tash (masat) kanë me mbet kështu siç janë. Siç po shihet vendet e ndryshme janë në telashe me COVID-in, shembull sa mësova para dy ditëve se Filadelfia i ka vendosur maskat brenda në çdo vend, i ka bërë mandatore. Neve na duhet me pa se si po rrjedhë çështja me zhvillimin e COVID-it”, tha shkurt Latifi.

Sipas të dhënave të fundit, nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 499.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate