Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur procedurat ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari pasi ajo të dielën në mesditë shkeli me veturën e saj një fëmijë 9 vjeçar.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj ka njoftuar se aksidenti që e ka shkaktuar ministrja, Rozeta Hajdari, këtë të diele, është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes.
Ajo tutje ka njoftuar se fëmija i aksidentuar është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka tregoi për gjendjen shëndetësore të fëmijës, i cili u goditë me veturë këtë të diel nga ministrja Rozeta Hajdari.
Ai tha më tej se fëmija nuk ka pasur lëndime të rënda.