9/17/2025 5:06:22 AM

Balla gënjen, Çela nuk tërhiqet/ Deputeti i PS provokoi me FOTO-n e Enver Hoxhës

Duhet të lexoni

Deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela ka shkaktuar një skandal ditën e djeshme pasi ka uruar festën e Flamurit me foton e Enver Hoxhës.

Por edhe gjatë ditës së sotme, deputeti i PS-së ka vazhduar të mbrojë veprimet e tij, duke u shprehur se ishte i vetëdijshëm për atë që kishte bërë.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së  Taulant Balla ka gënjyer për mediat, kur është shprehur nga Fieri se kishte folur me Çelën dhe ky i fundit i kishte thënë se telefonin e tij e kishte pasur dikush tjetër.

Duke folur për gazetarët ditën e sotme, deputeti i Lushnjës Bujar Çela ka vazhduar të mbrojë provokimet e tij me foton e Enver Hoxhës. Gjatë homazheve në Lushnje, në lidhje me postimin e figurës së Enver Hoxhës në grupin e Komisionit të Sigurisë Çela u shpreh se Hoxha është udheqës.

‘Figura e Enver Hoxhës nuk është nul, pasi ai udhëhoqi luftën nacional çlirimtare dhe ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës është njëlloj si figurat e tjera të Ballit dhe Legalitetit që janë reabilituar dhe kjo i takon historianëve’, është shprehur deputeti Bujar Çela.

Ndërkaq Balla duke dashur të minimizojë skandalin ka gënjyer duke u shprehur se deputeti Çela i kishte thënë se telefonin e tij e kishte pasur dikush tjetër.

‘Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore’, tha Taulant Balla nga Fieri.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate