12/23/2025 10:40:52 AM

Plani për vrasjen e Dick Marty: BIA serbe i drejtohet Inteligjencës Zvicerane, fajin ua hedh britanikëve

Duhet të lexoni

Agjencia serbe e Inteligjencës (BIA) sot ia ka dërguar një letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS), pasi televizioni publik zviceran raportoi të premten se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.


BIA i quan “pretendime dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së kujtdo” raportimet e mediave për këtë çështje, përcjell Gazeta Express.

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin. Përkundër të gjitha presioneve dhe përpjekjeve për destabilizimin, BIA do të vazhdojë të punojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letrën e dërguar nga BIA, për të cilën ka shkruar agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Ky medium po ashtu ka raportuar edhe për një deklaratë të avokatit Goran Petronijeviq, i cili ka thënë se “dorëshkrimi përmes të cilit u kërcënua Marty, është vepër e britanikëve ose edhe e shqiptarëve”.

“Ky është dorëshkrim i MI-6 (Inteligjenca britanike), por nuk e përjashtoj mundësinë që është edhe i shërbimit inteligjent shqiptar”, citohet të ketë thënë avokati nga Beogradi.

Që nga dhjetori 2020, Marty është në mbrojtje të rreptë policore.

Në një intervistë Marty ka thënë se më 18 dhjetor 2020 ka marrë një telefonatë nga policia kur i është thënë se i është vënë jeta në rrezik dhe se do të vendoset në mbrojtje të lartë policore.

Në atë intervistë, Marty thotë se kërcënimi me vdekje “duket se vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe”, të cilat, siç thotë ai, kanë kërkuar nga atentatorët me pagesë nga nëntoka që ta likuidojnë për t’i fajësuar shqiptarët nga Kosova.

Marty është autor i një raporti për Këshillin e Europës në vitin 2010 në të cilin akuzonte UÇK-në për trafikim organesh. Në bazë të atij raporti është ngritur Gjykata Speciale, ku po akuzohen e gjykohet ish-krerët ushtarakë dhe politikë të UÇK-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate