12/23/2025 6:50:15 PM

‘Do na qesësh kafe apo nuk ke gjë’, zbardhen përgjimet që fundosën policët në Morinë

Duhet të lexoni

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për efektivët e Policisë Kufitare në Morinë të cilët u arrestuan për korrupsion, 15 prej tyre do të qëndrojnë në burg, 14 në arrest shtëpie, 2 prej të cilëve qytetarë, ndërkohë që 4 efektivë të tjerë mbeten të pezulluar.

Janë zbardhur disa prej përgjimeve që çuan në pranga efektivët e policisë, të cilët u mbajtën në vëzhgimin e SPAK me anë të kamerave. Përgjimet treguan se efektivët, turn pas turni merrnin vlera monetare për të lejuar kalime të paligjshme të qytetarëve.

Në një moment duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe. Pas bisedës me këtë shtetas, dy efektivë policie diskutojnë në kabinë për rastin, teksa qytetari fut dokumente me një vlerë prej 10 Euro brenda. Rezulton se ky shtetas dhe i afërmi i tij kanë futur në Shqipëri shumë makina pa i zhdoganuar.

Ato nisnin me 5 Euro për raste të qytetarëve të cilët kishin probleme me mjetet e identifikimit, i kishin të dëmtuara, apo nuk kishin teste Covidi. Kishte edhe vlera monetare prej 50 eurosh e më shumë për raste të tjera të lejimit me vetëdije të personave me probleme me ligjin, apo kontrabandës.

Nga sjellja e treguar në kamerat e vëzhgimit, por edhe komunikimeve që efektivët kanë pasur me njëri-tjetrin, SPAK thotë se korrupsioni nuk ishte individual, por kartëmonedhat mblidheshin në të njëjtin vend për tu shpërndarë më pas.

Polici: Ti je Arsimi eee?

Shtetasi kosovar: Po.

Polici: Si e ke emrin ti?

Shtetasi tjeter kosovar: Bajrush…. Dokumenti ka mbaru krejt

Polici: A jeni tre veta?

Shtetasi kosovar: Katër jemi

Braha: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te te zi … ma jep dokumentin ti

Shtetasi kosovar: E  ka arru

Polici: Shko mere qa ku e ki …. A e di familja qe ka ik

Shtetasi kosovar: e di

Polici: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi kosovar: Po e kemi

Polici: Po ata mbrapa?

Shtetasi kosovar: Jo vaksinat I kena krejt te tre

Polici: Njoni se ka as dokumentin as ate

Shtetasi kosovar: Per nji kafe …

Në pamje duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe.

Përgjimi dy për kontrabandën

Shtetasi: Du me ik prapë për në Gjermni, në Hungari ….

Polici: Po

Shtetasi: A je në rregull. Du me ik prapë atje se kam makinë tjetër për të sjell. A e shef dot ti a duket gjë

Polici: Janë hi shumë makina or djalë. Sa makina ke pru në Shqipëri ti? Po s’lejohet mbi tre makina or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o

Polici: 1.2.3.4.5.6 ç’i ke këto makina vari ..

Polici: Ke ndonjë gjë në makinë?

Shtetasi: Urdhëro?

Polici: Në makinë ke ndonjë gjë që nuk lejohet? Do qesësh kafe….. apo nuk ke gjë?

Pas bisedës me këtë shtetas, dy efektivë policie diskutojnë në kabinë për rastin, teksa qytetari fut dokumente me një vlerë prej 10 Euro brenda. Rezulton se ky shtetas dhe i afërmi i tij kanë futur në Shqipëri shumë makina pa i zhdoganuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate