12/28/2025 12:49:07 AM

Sot garon për presidente të Francës, dikur kundërkandidatja e Macron deklarohej pro Putinit

Duhet të lexoni

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë dhe kandidatja për presidente, Marine Le Pen mbahet mend për deklaratën e fortë gjatë një interviste në vitin 2017, ku u shpreh pro presidentit rus, Vladimir Putin.


“Çështjet kryesore politike që unë mbroj janë ato që mbrohen nga zoti Trump dhe zoti Putin”, tha Le Pen.

Para pesë viteve kjo deklaratë mund të quhej personale, por jo sot, me luftën në Ukrainë dhe kërcënimin e gjithë botës nga Rusia.

Në lidhje me këtë, ajo tha se ka ndryshuar mendim, por sërish Le Pen mbetet një ‘kërcënim’ nëse ajo fiton zgjedhjet.

Le Pen ka punuar shumë për ndryshimin e imazhit të saj në media, për ta bërë të harrohet e shkuara e saj ekstremiste e djathtë dhe të hiqej efekti negativ që kish lënë pas babai i saj, Jean-Marie le Pen, ish-kreu i Front National.

Ajo tani as nuk do të dalë nga euro dhe as nga BE. Në lidhje me politikën e jashtme, ajo shprehet, se do një marrëdhënie normale me Rusinë, ashtu si me Britaninë e Madhe.

Le Pen ishte në Moskë kur u takua me liderin rus para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Ndërsa në tetor të vitit 2014, partia e saj e djathtë e quajtur asokohe ‘Fronti Kombëtar’ mori hua 9 mln euro nga një bankë ruse për financimin e fushatës.

“Pushtimi i Ukrainës është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe absolutisht i pajustifikueshëm. Rusia është një fuqi e madhe, një fuqi e madhe bërthamore, dhe është në kontinentin tonë kështu që jemi ne që duhet të gjejmë zgjidhje për të jetuar bashkë me të”, tha ajo, sipas britanikes The Guardian.

Deri më tani sondazhet e shohin Macron si fitues të raundit të dytë në fund të prillit.

Tani gjithçka varet nëse, Macron do t’ia dalë të mobilizojë votuesit, sepse ende shumë francezë janë të pavendosur.

Kritikës së qeverisë polake, se ende vazhdon të mbetet në kontakt me Putinin, Macron iu kundërpërgjigj. “Unë i mbetem zgjedhjes sime, të flas më Rusinë… dhe unë nuk kanë qenë kurrë bashkëpunëtor (i Putinit), si disa të tjerë.” Nënkuptohej që fjala ishte për Marine Le Pen.

Shumë francezë e shohin si kompetent Macronin, por edhe si anëtar arrogant të elitës së urryer. Para se të bëhej president, ai ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, por asnjëherë nuk ka garuar për post publik.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate