12/28/2025 11:28:16 PM

U merrnin ryshfet qytetarëve, efektivët në Morinë pikasën spiunin dhe e thyen, por s’i shpëtuan hekurave

Duhet të lexoni

Efektivët e policisë kufitare në pikën e kalimit në Morinë të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre tentuan që t’i shpëtojnë prangave. Disa ditë para se të arrestoheshin efektivët kanë pikasur kamerën e sigurisë të vendosur në kondicionerin e sallës në pikën doganore. E kanë pikasur kamerën për shkak të sinjalit që bënte dhe më pas e kanë thyer. Por në sallë kishte edhe kamera e përgjues të tjerë të cilat faktuan provat e shpërdorimit të detyrës.

32 efektivët janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme SPAK për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Për 17 prej tyre, gjykata e posaçme ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa 14 të tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpie dhe tre të tjerë  janë pezulluar nga detyra. Operacioni u zhvillua mes Kosovës e Shqipërisë. Zyrtarisht SPAK tha se pas një hetimi 1 vjeçar, janë lëshuar 34 masa sigurie, 32 prej të cilave janë punonjës policie që kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës. Nga hetimet ka rezultuar se efektivët e policisë i merrnin shuma monetare personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.

Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin nga 10 deri në 100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin. Mësohet se  punonjësit e policisë i bashkonin lekët, dhe në fund i ndanin me njëri-tjetrin. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme thotë se janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të efektivëve të policisë.  Operacioni është zhvilluar  në bashkëpunim me autoritete kosovare, vazhdën e aksionit “Pika”, ku Inspektorati Policor i Kosovë zbarkoi edhe në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale. Në kuadër të këtij operacioni, më 14 mars, Policia dhe Prokuroria Speciale kishte një aksion të quajtur “Pika” e ku ishin arrestuar 48 policë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate