4/29/2026 2:37:36 AM

Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në NATO, flet nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Duhet të lexoni

Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në një intervistë ekskluzive me Deutche Welle ka folur rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Kodheli në këtë intervistë deklaroi se Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO.

Ajo tha më tej se Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të punojnë fort me katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës.

Sipas saj, këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë

“Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO. Nga ana tjetër, Shqipëria bashkë me Kosovën, për mendimin tim, duhet të punojnë fort me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës. Këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë”, tha Kodheli.

Ndryshe, në mars të këtij viti, presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviq në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë.

“Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ishte shprehur Milanoviq.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani javë më parë i ka shkruar letër presidentit amerikan, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO.

Në letrën të cilën e ka siguruar Telegrafi mes tjerash thuhej se anëtarësimi i Kosovës në NATO në këto rrethana aktuale është e një rëndësie të veçantë dhe urgjente.

Ajo thotë se si presidente e Kosovës, e di që SHBA, politika e jashtme dhe interesat nacionale janë për një Evropë të lirë dhe në paqe dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është krucial në këtë drejtim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate