1/2/2026 1:33:42 PM

Qeverisë i kërkohet të ndërmarrë masa që vendi të mos shkojë në recesion ekonomik

Duhet të lexoni

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rrukiqi ka thënë se inflacioni pritet të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës, kjo për shkak të krizës ekonomike,

Sipas tij, kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve, duke shtuar se mund të kemi një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve.

“Është një inflacion i lartë dhe sigurisht do të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës. Kjo ne do të na krijojë shumë sfida pasi që rritja e kostos së jetesës ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve”.

“Gjë që do të ndikojë në përgjithësi në konsumin në shkallë vendi. Dhe kjo do të reflektohet edhe në shifrat e rritjes ekonomike. Tani jemi në një fazë ku mund të kemi një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve dhe kjo veç e shton dozën e problemit të inflacionit”.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik.

“Prandaj është thirrje për Qeverinë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi ynë të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik. Kushdo që thotë se nuk ka krizë ekonomike e injoron problemin për shkak se një inflacion i lartë është shenjë e krizës”.

Ndërsa shtoi se vendi nuk ka shkallë të lart të investimeve që ato të rrezikohen nga gjendja e krizës.

Kurse për masat të cilat duhet të merren në raste të tilla Rukiqi thotë se duhet të bëhet rishikimi i normës së TVSh-së, një periudhe të caktuar të suspendohet mbledhja e akcizës së naftës, pagat të rishikohen në bazë të normës së inflacionit dhe të subvencionohet një pjesë e transportit të mallrave.

“Nuk është që Kosova në krejt periudhën e pasluftës ka qenë atraktive për investimet e huaja kështu që nuk mund të flasim për ndonjë rrezik të madh përderisa nuk ka shkallë të lart të investimeve. Masat duhet të kombinohen sa i përket problemit të inflacionit. Në vende të ndryshme ka politika të ndryshme monetare që ne nuk i kemi. Ne duhet me ruajt një dinamikë të rritjes ekonomike e cila mundëson që bizneset të mos ndikohen nga rënia e fuqisë blerëse”.

“Për mos me u ndikua fuqia blerëse duhet me u stimulua fuqia blerëse dhe kjo bëhet duke marr veprime që ndikojnë në uljen e çmimeve.Një ndër to është rishikimi i normës së TVSh-së ose normë zero apo 8 përqind për produktet të cilat janë esenciale dhe e ndikojnë shportën e konsumatorit. Për një periudhe të caktuar të suspendohet mbledhja e akcizës së naftës ose së paku për pjesën e rritur të çmimit të mos mblidhet e njëjta akcizë. Mund të shikohet edhe opsioni që pagat të rishikohen në bazë të normës së inflacionit. Mundësia është të subvencionohet një pjesë e transportit të mallrave të cilat janë me rëndësi për shportën e konsumatorit”./EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate