1/9/2026 6:31:37 AM

Kurti: Fjala rom do të thotë qenie njerëzore, njeri

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e komunitetit rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se po punohet ngushtë që të hiqen ‘paragjykimet mes nesh, të zvogëlojmë pabarazitë dhe të rrisim mundësitë për jetë më të mirë’.

“Fjala rom do të thotë qenie njerëzore, njeri”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Me rastin e kësaj dite, Kurti kujtoi edhe poetin e deputetin Kujtim Paçakun dhe vargjet e tij.

Poashtu, kryeministri tha se ishte kënaqësi e veçantë vizita e tij të martën në organizatën më të vjetër rome “Durmish Aslano” në Prizren.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunitetit Rom,

Bahtalo Romano Dive!

Urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve!

Sot është ditë për të festuar kulturën, trashëgiminë, gjuhën dhe simbolet rome. Flamuri kaltër e gjelbër, me rrotën e kuqe në mes, përfaqëson lëvizjen e përparimin.

Në këtë ditë, nderojmë të gjithë ata burra e gra, të cilët angazhohen pandalur për të çuar përpara komunitetin rom. Po punojmë ngushtë bashkë që të heqim paragjykimet mes nesh, të zvogëlojmë pabarazitë dhe të rrisim mundësitë për jetë më të mirë.

Fjala rom do të thotë qenie njerëzore, njeri.

Sot kujtojmë edhe një njeri të veçantë që e kishim mes nesh, poetin e deputetin Kujtim Paçaku dhe vargjet e tij:

“… O njeri,

Neve na ka krijuar Zoti

Si ty, si mua, si edhe ata

Nën ngjyrën e lëkurës tënde Fshehur ke një ylber

Mu brenda shpirtit tënd

Andaj, ballin lartë!”

Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja të martën organizatën më të vjetër rome “Durmish Aslano” në Prizren.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate