1/11/2026 1:02:14 AM

Shefi i zyrës së BE-së për dy ditë rresht i çoi porosi Kurtit e Osmanit

Duhet të lexoni

Kishte kohë që nuk kishte deklaruar ndonjë gjë sa i përket procesit të dialogut e as liberalizimit të vizave. Megjithatë shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, është kujdesur që brenda dy ditëve të fundit të çojë porosi për krerët e shtetit sa i përket avancimit të Kosovës në procesin e integrimit drejt BE-së dhe për liberalizimin e vizave.

Në një tryezë të organizuar të mërkurën, Szunyog ka thënë se kushti për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është që të përmbyll suksesshëm dialogun me Serbinë me një marrëveshje finale.

Ai ka thënë se është përgjegjësi e BE-së çështja e rrugëtimit të Kosovën drejt integrimit por është edhe përgjegjësi e Kosovës që të punojë në rrugëtimin e saj, duke theksuar kushtin për noramlizim të raporteve me Serbinë, derisa si përgjigje për presidenten Osmani ka thënë se BE-ja i trajton palët njëjtë në procesin e dialogut, pasi kjo e fundit kishte drejtuar kritika për një anshmëri nga Brukseli.

“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”, ka thënë dje Szunyog, raporton Express.

Mesazhe Szunyog ka çuar edhe sot kur ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se liderët e institucioneve të Kosovës është mirë të t’i kryejnë detyrat e shtëpisë, derisa ka kërkuar angazhim për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen dhe të tregojnë punën e tyre tek shtetet anëtare.

“Njërin nga ish-ambasadorët e Kosovës e pyeta se sa herë kishte vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kishte folur me këto institucione që janë përgjegjëse për Shengenin dhe çështje të migrimit dhe ai tha asnjëherë, asnjëherë nuk kishte marrën ndonjë udhëzim që të prezantojë shifra për shembull sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të ndërmarrë hapa aktivë dhe të flasë me njerëz që janë vendimmarrës… Prandaj do të doja të shihja pjesën përveç institucioneve të BE-së, të shihja edhe qeverinë të bëjë detyrat e saj të shtëpisë, t’i prezantojë sukseset në këtë fushë, dhe të punojë me shtetet anëtare ashtu që te merr mbështetjen e duhur pranë Këshillit”, ka theksuar shefi i Zyrës së BE-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate