5/1/2026 12:22:05 AM

Shqiptarët “nën vrojtim”: Ja sa qytetarë janë përgjuar në 2021

Duhet të lexoni

Viti që lamë pas ka shënuar sërish një numër të lartë përgjimesh ndaj qytetarëve shqiptarë.

Kryeprokurori Olsian Çela ka publikuar raportin vjetor, në të cilin thuhet se gjatë 2021 janë përgjuar me vendim Gjykate ose urdhër prokurori mbi 3400 qytetarë. Në këtë shifër që mesatarisht tregon se çdo ditë janë përgjuar 9 persona, nuk përfshihen interceptimet e kryera nga SPAK që tashmë ka një zyrë përgjimesh të vetën dhe përgjimet parandaluese të policisë që kryhen pa vendim Gjykate.

Qytetarët janë përgjuar gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të kryera nga prokuroria, ndërsa në dokument thuhet se në kuadër të 655 procedimeve penale  janë përdorur metodat e posaçme hetimore duke arritur në arrestimin e 640 personave të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë, kundër jetës dhe autoritetit të shtetit si dhe veprat kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, lëndë narkotike, pastrim parash dhe trafiqe të paligjshme.

Konkretisht raporti thekson se gjatë vitit 2021 janë ekzekutuar 1534 vendime për përgjime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 741 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Shifra totale është në të njëjtat nivele me vitin 2020 ndërkohë që për këto raste gjatë vitit 2021 është mundësuar interceptimi për 3662 pajisje fundore në përdorim të 3412 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate