1/15/2026 8:08:51 PM

LDK dorëzon kallëzim penal për punësimet në KEK

Duhet të lexoni

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Kallëzimi penal është bërë ndaj kryesuesve dhe anëtarëve të komisionit të këtij konkursi publik dhe ndaj menaxhmentit të KEK-ut.

Anëtari i kryesisë, njëherësh edhe kryesues i departamentit për çështje ligjore të LDK-së, Shkëmb Manaj tha se ky kallëzim penal është thirrje për ndaljen e keqpërdorimeve, nepotizmit dhe emërimeve partiake.

“LDK ka deponuar një kallëzim penal në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e KEK dhe ky kallëzim penal është një thirrje për drejtësi për të gjithë ata kandidatë mbi 4600 kandidatë që iu janë shkelur të drejtat e tyre nga marrëdhëniet e punës. LDK gjatë gjithë vitit ka shprehur që shqetësimin që partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike dhe tashmë kjo po shihet që ka qenë realitet[…] Dhe ky kallëzim penal kundër kryesuesve dhe anëtarëve të komisioneve të këtij konkursi publik por edhe të menaxhmentit të KEK është thirrje për drejtësi, thirrje për ndalje të keqpërdorimeve dhe thirrje për ndaljen nepotizmit dhe emërimeve partiake të militantëve të LVV në ndërmarrjet publike dhe në institucionet e pavarura”, tha Manaj, transmeton KP.

I pyetur se në këtë kallëzim penal a ka dëshmi që ka pasur ndikime partiake, Manaj tha se vetë fakti që konkursi është hapur mes dy raundeve të zgjedhjeve lokale tregon se konkursi ka pasur motive politike.

“Ky konkurs publik është shpallur ndërmjet dy proceseve zgjedhore që kemi pas në zgjedhjet lokale ra nëpërmjet dy raundeve. Vetë hapja e këtij konkursi prej 125 pozitave në një proces zgjedhor të zgjedhjeve lokale ka qenë konkurs i hapur me motive politike. Ju e dini që VV në raundin e parë të zgjedhjeve në nivel të komune ka pësuar humbje të thellë dhe këtë konkurs dhe konkurse tjera ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve e ka bërë me qëllim që të favorizojë militantët e tyre partiake dhe kjo të ndikojë në procesin zgjedhor të raundit të dytë të zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Pas raportimeve për punësimet ka reaguar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) të martën.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar 4668 kandidat, janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita. Ndërsa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt. Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit. Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces. Lidhur me këtë, KEK inkurajon çdo aplikues që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtroj ankesë brenda afatit ligjor në komisionin e ankesave”, u tha në sqarimin e KEK-ut.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar punësimet e fundit në disa institucione të vendit e në veçanti në KEK, ku pati reagime të ndryshme, duke i cilësuar ato si punësime të parregullta nga partitë opozitare.

“Me sa shoh Prokuroria Themelore ka filluar hetimet dhe të presim punën e saj. Mund të ketë edhe votues të VV-së dhe ata kanë të drejtë të punësohen. Më herët ka ndodhur një diferencim 20 vjeçar të cilët nuk janë pajtuar me menaxhimin të ndërmarrjeve publike”, tha ai në një intervistë për RTK.

Ndërsa, ish-kryeministri njëherësh edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë punësimet në KEK. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate