8/14/2025 10:25:35 AM

Suedia miraton dozën e katërt për mbi 65-vjeçarët

Duhet të lexoni

Suedia ka rekomanduar dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për banorët e moshës mbi 65-vjeçare, si dhe për ata që jetojnë në shtëpi të të moshuarve.

Në këtë rekomandim përmendet që doza e katërt mund të jepet edhe për banorët e moshave 18-64, të cilët kanë imunitet të dobët.

“Synimi është që, sikurse më herët, të parandalojmë sëmundjen serioze dhe vdekjet nga Covid 19”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, udhëheqëse e Agjencisë për Shëndetin Publik në Suedi.

Ajo ka thënë se marrja e dozës së dytë përforcuese është e nevojshme pasi infektimet në Suedi dhe shtetet tjera vazhdojnë të rriten dhe mbrojtja nga vaksina ka nisur të zvogëlohet te personat më të moshuar.

“Për njerëzit mbi moshën 65-vjeçare tani kanë kaluar katër muaj prej marrjes së dozës paraprake dhe mbrojtja nga vaksina bie pas një kohe”, ka thënë ajo.

Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia ka pasur qasje tjetër nga kombet evropiane. Ajo nuk ka zbatuar kurrë izolimin dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në duart e vetë banorëve.

Ndonëse numri i vdekjeve me koronavirus në Suedi është më i lartë sesa në shtetet tjera nordike, shifrat janë më të ulëta sesa në shumë vende tjera të Evropës, të cilat kanë zbatuar disa herë masa izolimi./ REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate