9/18/2025 2:17:07 PM

Javën e ardhshme dërgohen në Shkup trupat e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Duhet të lexoni

Trupat e 45 viktimave në tragjedinë e rëndë në Bullgari do të transportohen në vend javën e ardhshme. Pasi prokuroria e Maqedonisë së Veriut ia dorëzoi Prokurorisë bullgare të gjitha provat, përfshirë analizat e ADN-së nga familjarët e të ndjerëve, identifikimi duhet të kryhet sa më shpejt në Bullgari.

Në ndihmë të kolegëve bullgarë kanë mbërritur dy mjekë patologë. Ministri i Punëve të Jashtme, i cili është në komunikim me MPJ-në bullgare, nuk ka mundur të saktësojë se në cilën ditë do të transportohen trupat në Maqedoni.

“Është paralajmëruar një javë pas aksidentit, por ka projeksione të ndryshme, që mund të jetë një ditë më vonë, deri në fund të javës. Pra, nuk mund ta dimë me siguri, sepse gjithçka do të varet nga mënyra se si zhvillohet procesi i identifikimit të ADN-së në laborator”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Një ditë më parë në vend kanë mbërritur dy nga shtatë pacientët e mbijetuar që janë vendosur në repartin e kirurgjisë plastike. Të dy janë në gjendje stabile, ka konfirmuar për Alsat drejtorja e klinikës Sofija Pejkova.

Të hënën edhe tre pacientë nga Sofja do të transportohen në Shkup për kurim të mëtutjeshëm. Të gjithë pacientët që i mbijetuan aksidentit të tmerrshëm do të shtrohen në klinikën e kirurgjisë plastike kurse një në traumatologji. Aksidenti fatal ndodhi mëngjesin e 23 nëntorit, kur 45 persona humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në autostradën Struma në Bullgari./Alsat.mk


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate