1/17/2026 3:44:49 PM

Masakra e Bucha-s: të vdekur në rrugë dhe 280 trupa në varreza masive

Duhet të lexoni

Kanë qenë të shumta reagimet në këto orë, pasi u publikuan fotot e masakrës së Buch-as.

 

Në veri të Kievit ka kufoma civile në rrugë, njerëz të qëlluar me duar të lidhura pas shpine. Dhe më pas ndërtesa të djegura, makina të shkatrruara nga plumbat, mbetje të nxira të automjeteve ushtarake ruse të shkatërruara në betejë. Fotot e masakrës bëjnë xhiron e botës.

Dhuna e vazhdueshme  dhe e qëllimshme ndaj civilëve, pronave të tyre, kafshëve, janë dëshmitë më të forta përballë një shoqërie paqësore që nuk besonte aspak se akte të tilla mund të ndodhnin sot në vitin 2022.

Është një aktakuzë gjigande kundër trupave ruse por edhe Putinit, ajo që po shihet tani pas tërheqjes së forcave ruse në rrugët e qyteteve dhe fshatrat afër kryeqytetit ukrainas.

Trupat ruse janë përqëndruar aktualisht në Lindje të Ukrainës dhe në jug në brigjet e Detit të Zi.

Kanë qenë të shumta reagimet në këto orë, pasi u publikuan fotot e masakrës së Buch-as.

 Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se: “Jam e tronditur nga tmerret”. Ndaj bëri thirrje që krimet e luftës të hetohen.

Sot qeveria Zelensky ka vendosur një shtetrrethim në të gjithë rajonin rreth Kievit, veçanërisht në sektorin verior të shtrirë në lindje dhe perëndim.

Vetë presidenti denoncon se rusët kanë lënë mijëra e mijëra mina në tokë. Ky në vetvete është një krim lufte, pasi po flasim për zona civile, jo për baza ushtarake. Por prej dy ditësh në mediat sociale ukrainase dhe nga pamjet e përcjella prej disa gazetarëve që kishin hyrë në zonë në ditët e fundit, duket përmasa e shkatërrimit. Ka varreza masive, kufoma civile në rrugë, njerëz të qëlluar me duar të lidhura pas shpine. Përveç ndërtesave të djegura, makinave të shpuara nga plumbat, mbetjeve të nxira të automjeteve ushtarake ruse të shkatërruara në betejë dhe të shtëna vdekjeprurëse të dronëve të ukrainasve.

Më e keqja duket se ka ndodhur në qytetin Bucha, 37 kilometra në veriperëndim të Kievit, ku kryebashkiaku raporton se mund të ketë mbi 300 të vdekur. Kufomat janë të dukshme kudo, duket se ka një varr masiv të madh pranë kishës lokale. Por situata ende duhet verifikuar dhe kontrolluar. Në të gjithë rajonin ka të paktën tridhjetë fshatra. Edhe më keq ka ndodhur në Hostomel: këtu është aeroporti ku forcat speciale ruse pësuan disfatën e parë, në përpjekje për të zbarkuar natën e 24 shkurtit për të eleminuar Zelensky-n.

Aty gjenden mbetjet e djegura të një Antonovi gjigant, aeroplani më i madh i mallrave në botë që ishte krenaria e aviacionit civil ukrainas.

Për ironi, shumë ukrainas ishin strehuar në këto zona duke menduar se do të ishin më të sigurt se në kryeqytet.

Në fillim mbizotëronte frika nga raketat ruse. Por për ta realiteti më i frikshëm ishte këmbësoria ruse. /Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate