1/19/2026 1:13:22 AM

Në krizë për energji elektrike? Reshjet e shiut “mbushin” Fierzën, por KESH shet energji

Duhet të lexoni

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka shitur energji në ditët e para të prillit.

Bëhet me dije se reshjet intensive të shiut kanë shtuar prodhimin e energjisë në vend duke bërë që në kaskadën e Drinit rezerva energjitike të arrijë në 350 GWH  nga 313 GWH  që ishte para dy javëve .

Sipas ABCNews për të menaxhuar energjinë e prodhuar  ditët e fundit Korporata elektro-energjitike ka hapur tender për të shitur energji për datat 1 dhe 2 prill.

Sipas dokumentave rezulton se ka shitur rreth 11 mijë e 800 MWH me një çmim mesatar prej 150 euro megavatori. Të njëjtën sasi  rezulton se e ka para- blerë para disa ditëve  për të furnizuar vendin.

Por energjia elektrike e parablerë për ditët e para të prillit rezulton se është importuar me çmim më të lartë e cila arrin në një mesatare prej 290 euro për megavator. Kjo pasi në bursë çmimi i energjisë elektrike është ulur gjatë ditëve të fundit.

Kesh ka bërë me dije se ka bërë kërkesë për depozitim të energjisë elektrike të prodhuar gjatë  ditëve të para të prillit por kjo procedurë është anulluar pasi nuk ka pasur interes nga kompani e më pas ka hapur proçedurë për ta shitur.

Ndërkohë që nga ana tjetër njoftohet se reshjet e dendura të shiut thuajse kanë dhjetëfishuar prurjet në kaskadën e Drinit .Në liqenin e Fierzës  aktualisht prurjet janë 800 m3 në sekond nga 100 m3 që ishin para disa ditëve. Ndërkohë në Koman prurjet kanë arritur në 650 m3 në sekondë nga 32 që ishin  para dy javëve dhe në Vaun e dejës kanë arritur në 100 m3 nga 10m3.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate