Presidenti francez Emmanuel Macron, i ka përshkruar imazhet nga Bucha si “të padurueshme”.
Macron ndau dhembshurinë e tij për ukrainasit dhe viktimat, duke thënë se autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime, përcjell Klankosova.tv
Udhëheqësi francez, i cili përballet me zgjedhje kombëtare këtë muaj, ka folur rregullisht me presidentin rus Vladimir Putin gjatë gjithë periudhës së luftës dhe është pozicionuar si ndërmjetës për paqen.