1/19/2026 8:16:19 PM

Vlera e kanaçeve dhe shisheve që riciklohen në Kaliforni prek 600 milionë dollarë

Duhet të lexoni

Administrata e Guvernatorit Gavin Newsom ka propozuar që të dyfishojë përkohësisht rimbursimet tipike të nikelit në Kaliforni, për shishet dhe kanaçet në mënyrë që të nxitet riciklimi.

Vlera e kanaçeve dhe shisheve që mblidhen në Kaliforni ka prekur shumën prej 600 milionë dollarësh në kanaçe e shishe të pakërkuara, të cilat tani dëshiron që t’ua kthejë një pjesë të tyre konsumatorëve.

Ky veprim do ta bënte Kaliforninë ndër programet më të paguara të riciklimit në vend.

Rachel Machi Wagoner, drejtoreshë e Departamentit të Riciklimit dhe Rimëkëmbjes së Burimeve në Kaliforni, tha se kjo do ta ndihmonte Kaliforninë që të bëhej sërish “lideri i riciklimit që ishte 35 vjet më parë kur filloi programin e saj të rimbursimit të parave”, transmeton Klankosova.tv.

Kur dikush në Kaliforni blen një sodë me madhësi normale, aplikohet një tarifë prej 5 centësh që mund të rimbursohet nëse kontejneri kthehet për riciklim.

Sipas planit të Newsom, tarifa e depozitës do të mbetet e njëjtë, por shuma e kthimit do të dyfishohet. Qëllimi është të rritet norma e riciklimit për kontejnerët e pijeve nga 70% në të paktën 80%.

Presidenti i grupit advokues Consumer Watchdog, Jamie Court, një kritik i shpeshtë i programit të riciklimit, e quajti planin “një hap shumë pozitiv” dhe “një propozim të guximshëm për t’u kthyer njerëzve paratë e tyre”.

“Këto para nuk është mirë të qëndrojë në bankë,” tha Court. “Ne kemi nevojë për një rregullim të plotë strukturor, por ky hap i përkohshëm është i mirë”, tha ai.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate