1/21/2026 1:38:03 AM

Arrestohet adoleshenti që i maskuar vidhte bizneset në Tiranë

Duhet të lexoni

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 16 vjeçar pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në disa biznese në një periudhë kohore të shkurtër.

I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, organizuan operacionin “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga O. H., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate