1/21/2026 5:17:56 AM

Prishtina Parking është duke operuar në mënyrë të paligjshme, Lëvizja për Demkoraci shpalosè detajet

Duhet të lexoni

Përfaqësursi i Lëvizjes për Demokraci ju ka drejtuar qytetarëve për veprimet e paligjshme të Kompanisë Prishtina Parking raporton Metropol Magazine. 

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar Lëvizja për Demokraci me shqetësim të thellë i ka përcjellë pa kënaqësitë e qytetareve lidhje me dënimin dhe konfiskimin e veturave nga Prishtina Parking e cila është duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin.

Në bazë të kërkesës zyrtare ne si përfaqësues të organizatës Lëvizja për Demokraci, kemi kërkuar nga Prishtina Parking me cilin ligj dhe nen i dënoni qytetarët, ata janë përgjigjur që funksionojnë në bazë të nenit 5 dhe 7 të ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor, që ky ligj nuk ja cakton Prishtina Parkingut dënimet dhe konfiskimet e veturave, në parkingje, për veç nëse ato pengojnë komunikacionin ose zhvillimin e bizneseve si dhe parkingu që është i rregulluar me orë dhe këto dënime shqiptohen në bazë të ligjit në fuqi, nga Policia e Kosovës, nëse i ke thyer rregullat e Nenin 4. Ku nenin katër askund nuk e përmend konfiskimin e veturave në vende ku nuk pengohet komunikacioni, bizneset ose vendet e parkingut që nuk janë të shënuara me orë!

Neni 5 :

Neni 5 Mbikëqyrja dhe zhvendosja e mjeteve

Mbikëqyrjen dhe zhvendosjen e mjeteve të cilat janë parkuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji për parkimin, e kryen Policia. Mbikëqyrjen dhe zhvendosjen e mjeteve mund ta kryejnë edhe persona të autorizuar të Komunës, me kërkesë dhe me pëlqim të Policisë ...(Me pëlqim te policisë) ku i ke thyer rregullat e nenit 4) jo dënim 20 euro .

Neni 7:

Neni 7 Mbikëqyrja e kohëzgjatjes së parkimit

Mbikëqyrjen e parkimit të mjeteve në vendet në të cilën është e kufizuar kohëzgjatja, e kryejnë përfaqësuesit e autorizuar nga Komuna....(ku është konfiskimi dhe dënimi 20 euro)

Ne si organizatë Prishtina Parkingut do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese dhe do të kërkojmë që çdo qytetarit t’ja rikthejnë parat e dënimeve në mënyrë të paligjshme!

Të bashkangjitur e gjeni ligji:

Neni 4

Rregullimi teknik i trafikut

1. Ministria apo Komuna, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (në tekstin e mëtejmë Policia)

dhe në konsultim me komunitetin, bëjnë rregullimin teknik të trafikutnëpër rrugët publike nën administrimin përkatës të tyre.

2. Rregullimi teknik i trafikut i përfshin të gjitha masat dhe aktivitetet që merren për të ofruar qarkullim të sigurt në trafikun rrugor, e të cilat përfshijnë:

2.1. rrugën me përparësi kalimi;

2.2. trafikun me një përkatësisht me dy drejtime;

2.3. mbylljen e rrugës ose një pjese të rrugës për qarkullim të mjeteve, me kohë të caktuar ose të pacaktuar;

2.4. sistemin teknik të rregullimit të trafikut;

2.5. kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes;

2.6. lëvizjen e këmbësorëve, të biçikletave, të mopedëve, të qerreve, grahjen dhe tërheqjen e kafshëve;

2.7. hapësirën dhe mënyrën e parkimit, zonën e trafikut të qetë, zonën e shkollës, zonën e kufizimit të shpejtësisë, pajisjet teknike për ngadalësim të shpejtësisë;

2.8. bllokimin e autobusëve, të mjeteve transportuese, të mjeteve të bashkëngjitura dhe makinave të punës në vende të cilat nuk janë të paracaktuara për parkim, si dhe mënyrën e zhbllokimit;

2.9. vendosjen dhe mirëmbajtjen e rrethojës mbrojtëse për këmbësorë në vende të rrezikshme;

2.10. zonën e këmbësorëve, drejtimet e sigurta për lëvizje të fëmijëve shkollorë, masat e veçanta teknike për siguri të këmbësorëve dhe biçiklistëve në afërsi të institucioneve mësimore, shëndetësore dhe institucioneve të tjera, të fushave sportive, të çerdheve të fëmijëve, të kinemave e të ngjashme;

2.11. largimin e automjeteve të vjetruara, të dëmtuara, të paregjistruara ose të braktisura;

2.12. largimin e automjeteve për qëllim biznesi që pengojnë mbarëvajtjen e trafikut, si shitblerjen në vende publike, rrugë dhe trotuar;

2.13. hapësirat në të cilat kryhen testime të drejtimit të mjetit rrugor, drejtimi në terren, drejtimi jashtë rrugës, garat sportive dhe të ngjashme;

2.14. kushtet e lëvizjes së mjeteve për furnizim në zonat e trafikut të qetë dhe në zonat e këmbësorëve;

Neni 5

Mbikëqyrja dhe zhvendosja e mjeteve

Mbikëqyrjen dhe zhvendosjen e mjeteve të cilat janë parkuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji për parkimin, e kryen Policia. Mbikëqyrjen dhe zhvendosjen e mjeteve mund ta kryejnë edhe persona të autorizuar të Komunës, me kërkesë dhe me pëlqim të Policisë.

Neni 7

Mbikëqyrja e kohëzgjatjes së parkimit

Mbikëqyrjen e parkimit të mjeteve në vendet në të cilën është e kufizuar kohëzgjatja, e kryejnë përfaqësuesit e autorizuar nga Komuna.

Metropol Magazine


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate