Një vajzë 13 vjeçare është përdhunuar sistematikisht nga një burrë 53 vjeçar duke e mbajtur të voglën nën frikën se po të tregonte, do të përkeqësonte nënën e saj të sëmurë.
Personi që akuzohet për veprën e rëndë penale është Apostol Maso, 53 vjeç, lindur e banues në Selanik, raporton noa.al duke cituar policinë greke.
Burri akuzohet se nga nëntori 2020 e deri në mars 2022 ka përdhunuar vajzën sot 13 vjeçe të gruas së tij.
E mitura ka arritur të rrëfehet këto ditë, tek mësuesja e saj në shkollë.
Kjo i hapi rrugën veprimeve policore dhe prangosjes së 53 vjeçarit që shikoni në foto. /noa.al

