Në zgjedhjet lokale në Ulqin deri në orën 19:00 kanë votuar 50,15 për qind e qytetarëve.
Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Ulqinit, Vlado Filipoviq, ka thënë për agjencinë MINA se dita e zgjedhjeve ka qenë e qetë, në përputhje me rregullat.
Zgjedhje lokale po mbahen edhe në Beranë. Atje dalja ka qenë rreth 60%.
Në zgjedhjet e kaluara lokale në Beranë, dalja totale ishte 73,7 për qind, ndërsa në komunën shqiptare të Ulqinit 62,7 për qind, shkruan Vijesti.