8/27/2025 3:16:58 AM

Makron kritikon Biden pse e quajti Putinin kasap

Duhet të lexoni

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar kundër një "përshkallëzimi verbal" me Moskën pak orë pasi homologu i tij amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një "kasap".

"Unë nuk do t’i përdorja ato fjalë," tha presidenti francez në një intervistë për France 3 që citon noa.al.

Presidenti francez theksoi se “duhet bërë gjithçka për të ndaluar përshkallëzimin e situatës”, në mënyrë që të ketë shpresë për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Macron tha se gjithë fokusi duhet të jetë që fillimisht të arrihet një armëpushim dhe më pas tërheqja e plotë e trupave ruse, duke nënvizuar se kjo duhet bërë me mjete diplomatike. “Nëse duam ta arrijmë këtë, nuk mund të përshkallëzojnë situatën me fjalë apo vepra”.

Deklarata e Biden ngjalli reagime

Presidenti amerikan Joe Biden e bëri të qartë gjatë një fjalimi në Varshavë se për SHBA, Vladimir Putin nuk duhet të mbetet në pushtet.

“Në emër të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha ai, ndërsa nuk hezitoi ta quante homologun e tij rus, një "kasap".

Kremlini u përgjigj menjëherë: "Nëse Putini qëndron apo jo në pushtet, kjo nuk do të vendoset nga Biden", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov, duke shtuar se "kjo duhet të jetë vetëm zgjedhja e popullit të Federatës Ruse".

Me dozë ironie, Peshkov tha se “nuk i takon Bidenit të vendosë. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët”.

Shtëpia e Bardhë më pas u përpoq ta zbusë deklaratën e Biden. “Presidenti nuk po bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë të posaçme.

“Ajo që presidenti donte të thoshte ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk diskutoi sundimin e Putinit në Rusi, as nuk diskutoi ndryshimin e regjimit”, tha Shtëpia e Bardhë duke bërë kështu që deklaratat e Biden të përgënjeshtrohen. /noa.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate