Thatësira ka bërë që në Liqenin e Fierzës, niveli i ujit të bjerë ndjeshëm. Pamjet tregojnë se po vijon ulja e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, duke ndikuar kështu tek prodhimi i energjisë.
Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.
Zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni përmes një postimi në rrjetet sociale ka sjellë disa foto ku shihet dukshëm rënia e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës.
“Liqeni Kukësit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan Çuni.
