1/29/2026 5:07:59 PM

Berisha rikthehet triumfator në selinë e PD

Duhet të lexoni

Ish kryeministri Sali Berisha i cili udhëheq Komisionin e Rithemelimit të PD, ka bërë thirrje që çdo demokrat të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkojë PD pas krizës që kaloi.

Pas takimit me grupin e ish kryetarit Basha në selinë blu, Berisha tha se vendimi që dha gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit.

“U bej thirrje demokratëve që t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë, për interesin më të madh të vendit të kombit shoqërisë shqiptare.

Sot Partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar.

Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendime të cilat sjellin partinë demokratike si parti të votës së lirë në themel të saj parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar nuk mohohet që partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë”, – tha Berisha.

Duke zbardhur takimin me kryetarin PD në detyrë Alibeaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Bardhi, Berisha tha se diskutuan për angazhimin në procesin e bashkimit të PD, por pohoi se ndajnë edhe mendime të ndryshme.

"Unë shkova dhe u takova dhe u shtrëngova dorën, me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të preokupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi" tha Berisha.

"Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë, të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit", tha ish kryeministri Sali Berisha i cili udhëheq Komisionin e Rithemelimit të PD.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të regjistruar ndryshimet e miratuar të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me Grupimin e Rithemelimit shkuan sot në selinë blu, siç shihni fotot që ju sjell noa.al.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se mesazhi për demokratët është bashkimi i tyre.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por t’i thuhet të e drejtës, e drejtë. Mesazhi për demokratët është; bashkim, bashkim, bashkim”, tha ai.

Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Por ndërsa përkrahësit e zotit Berisha e quajnë këtë një fitore dhe po përgatiten të marrin PD, grupi kundër thotë se do të ankohet ndaj vendimit të gjykatës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate