Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është adresuar për 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Osmani ka thënë se më 24 mars të 1999, fati dhe jeta e gjithsecilit në Kosovë e mori kthesën e shpresës.
Presidentja deklaroi se ndërhyrja e NATO-s i ka hapur rrugë rilindjes së lirisë dhe demokracisë në Kosovë.
“23 vite më parë, filloi të jetësohet shpresa e popullit tonë paqedashës për një Kosovë të lirë.
Në këtë përvjetor, shprehim në veçanti mirënjohjen e thellë për rolin e Sekretares Albright, e cila fizikisht na la dje, por do të mbetet përherë fanar ndriques për të ardhmen tonë.
Ndërhyrja historike e NATO-s e vulosi të drejtën tonë për liri e pavarësi. Në emër të popullit të Kosovës, të atyre që nuk janë më në mesin tonë, dhe brezave të tërë që do të vijnë pas nesh, ju faleminderit!”