Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një e katërta e popullsisë, rreth 100 mijë njerëz janë ende të bllokuar në Mariupol.
Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.
Prej javësh tashmë, në qytet vijojnë shpërthimet me bomba.
Një raport i Human Rights Watch i publikuar të hënën e përshkroi qytetin si "një peizazh ferri i ngrirë i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara".
Pa ushqim. Pa ujë. Pa ilaç. Nën granatimet e vazhdueshme, nën bombardimet e vazhdueshme. Ndërkohë imazhet satelitore nga firma Maxar Technologies tregojnë dëmtimet e qytetit Mariupol.