2/2/2026 9:51:57 AM

Bidenit i kërkohet ta vizitojë Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Duhet të lexoni

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se presidenti amerikan Joe Biden duhet të vizitojë Ukrainën, ndërsa është në Evropë në një samit të NATO-s në Bruksel javën e ardhshme.

“Pse miku im shumë i mirë, mik shumë i mirë i Ukrainës, Joe Biden, lideri i botës globale, i cili demonstron tani lidershipin – pse nuk vjen për të vizituar këtu javën e ardhshme si një simbol i solidaritetit tonë?”- tha Poroshenko, i veshur me një jelek ushtarak dhe i rrethuar nga ushtarë në Kiev.

Biden do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për demonstrim, e gjithë bota është bashkë me ne kundër Rusisë”, shtoi Poroshenko.

Sipas sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të martën, Biden do të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe mbrojtjen”, gjatë samitit të NATO-s dhe do të riafirmojë angazhimin e SHBA ndaj aleatëve të saj në NATO.

“Ai do të bashkohet gjithashtu në një samit të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta për Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfidat e tjera që lidhen me konfliktin,” tha ajo.

Poroshenko tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin është një “maniak i çmendur” dhe tha se ukrainasit kanë “unitet antiplumb”, shkruajnë mediat e huaja.

Ai bëri thirrje për rritjen e sanksioneve kundër Rusisë. “Ne duhet të japim hapa shtesë për të rritur sanksionet dhe për të rritur furnizimin me armë në Ukrainë për ta bërë Putinin [të kthehet] në Rusi.

Ne nuk po luftojmë vetëm për tokën ukrainase. Ne po luftojmë për sigurinë evropiane, lirinë dhe demokracinë dhe për sigurinë globale. Dhe për ju gjithashtu, për Shtetet e Bashkuara,” tha Poroshenko.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate