Një studente 19-vjeçare u gjet e vdekur në rezidencë në Universitetin e Londrës.
Miqtë e saj kanë treguar për tronditjen që kanë pësuar.
Aleksandra Timofejeva, 19 vjeçe, një studente kriminalistike dhe psikologjie, tha se shoqja e saj kishte shkuar në korridor pasi kishte dëgjuar një zhurmë dhe pa një burrë duke shkuar nga dhoma e saj. “Ai u pa duke vrapuar rreth një blloku tjetër, ai ishte fshehur diku që nuk mund ta gjenin,” shtoi ajo.
“Unë paguaj më shumë se 1000 £ në muaj … duhet të ketë më shumë siguri. Mund të isha unë”, tha ajo.
Leona Sigmund, 20 vjeç, një universitare e muzikës që e njihte adoleshenten që vdiq, tha: “Ajo është thjesht një studente normale universiteti. Kur dëgjova se ajo ishte vrarë, në fillim nuk e besova. Të gjithë janë tronditur.