Qyteti-port i Mariupol që ndodhet në jug të Ukrainës, ka qenë cak I bombardimeve të shumta të rusëve, për shkak të rëndësisë së tij strategjike.
Mariupol është raportuar të jetë i rrethuar për më shumë se një javë, teksa rusët tentojnë të lidhin Krimenë me regjionin e Donbas, lidhje e cila bëhet vetëm me rënien e Mariupol.
Banorët e këtij qyteti kanë mbetur tërësisht të izoluar dhe pa kushtet elementare si rryma e uji, me ushtrinë ukrainase e cila i bënte thirrje komandës qendrore që t’i dilte ndihmë qytetit të rrethuar.
Pas ditëve të gjata me bombardime, një video ka dalë së fundmi që tregon për pasojat e sulmeve, që përpos që ka shkatuar humbje të mëdha në njerëz, në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe në dëmtim të tmerrshëm të infrastrukturës së qyteti.
Nuk dihet saktë numri i civilëve të vrarë në Mariupol, por ukrainasit pretendojnë për rreth 10 mijë të tillë, duke detyruar autoritetet lokale që të hapin madje edhe varre masive.