Një person është arrestuar nga forcat e rendit të premten pasi i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor, pasi është gjobitur.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit pas ka marrë një tikete kundërvajtje, e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.