2/5/2026 4:08:05 PM

Nëse qeveria i vendos çmimet siç i pëlqen popullit për një muaj falimentojmë

Duhet të lexoni

Kryeministri Edi Rama,  gjatë takimit me fermerët ka komentuar rritjen e çmimeve, duke ritheksuar se faktet janë ato që flasin dhe se nëse çmimet rriten në të gjithë botën , këtë nuk mund ta ndalë asnjë qeveri.

Ai gjithashtu u shpreh se ajo që mund të bëjë qeveria është të monitorojë dhe të bëjë transpararencë lidhur me çmimet.

“Sot janar-shkurt i këtij viti me këtë efekt brenda kemi 14 % plus eksporte krahasuar me një vit më parë. Nëse qeveria e vendos çmime siç i pëlqen populli për një muaj falimenton çdo gjë këtu. Si do të ndodhte sikur të vendosej urdhër sikur ju grurin që prodhoni ta shisni më pak, çfarë do ndodhte? Do të falimentonit. Por nga ana tjetër qeveria ka të drejtën të bëjë transparencë dhe të monitorojë çmimet për karburantin dhe çmimet bazë. Por e gjithë kjo njerëzit duhet ta kenë të qartë se nëse rritja ndodh në të gjithë botën , nuk ka qeveri që e frenon…Shikoni çfarë ndodh në shumë vende të botës…”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se dje ka zhvilluar një takim me drejtorin e një nga kompanitë franceze më të mëdha të botës, për naftën dhe gazin. Sipas Ramës ai i kishte thënë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Më tej, Rama shtoi se kompanitë e huaja nuk kanë asnjë interes për naftën në Shqipëri.

‘Dje isha me drejtorin e kompanisë Total, franceze. Një nga kompanitë më të mëdha të botës për përpunimin e naftës e gazit. Kanë ardhur këtu sepse duan të investojnë në Shqipëri. Ai ma tha qartë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Nuk është ka rënë prodhimi i naftës në botë. Dhe ata që kanë rezerva kanë rritur çmimin. Nëse lufta mbaron dhe nëse pasiguria bie, çmimi bie menjëherë. Kemi lidhje dhe ne si nuk kemi lidhje. Dëgjoni dhe këtë. Ne kemi këtu Shellin që po bëjmë një eksplorim të rëndësishëm. Kanë nxjerrë gaz në Shpirag. Është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta. Flitet për një sasi të madhe gazi që do ndryshonte ekonominë shqiptare. Ende nuk dihet nëse kjo vjen me fitim sepse kosto e nxjerrjes është shumë e madhe. Kemi edhe En-in, një kompani italiane. Nuk janë të interesuar për naftën në Shqipëri. Për naftën tha nuk kemi asnjë interes. Është naftë e rëndë. Sasitë janë të vogla. Kosto e rafinimit është shumë e lartë. Të bësh diesel apo benzinë me atë naftë të del më shtrenjtë se ta marrësh në fund të botës. Ne naftë nuk kemi.’- u shpreh Rama.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate