2/6/2026 9:19:21 PM

Banorët ukrainas mbështjellin artin në Lviv

Duhet të lexoni

Teksa qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, po bëhet cak i sulmeve me raketa nga Rusia, banorët lokalë po tentojnë të mbrojnë thesaret e artit publik të qytetit.

1Tymi shihet në Lviv, pas një shpërthimi mëngjesin e 18 marsit. Disa raketa goditën një fabrikë për riparimin e avionëve, duke e sjellë më afër luftën në qendrën historike të këtij qyteti, që është e mbushur me vepra arti. 

2Një statujë e mbështjellë e Neptunit në qendër të Lvivit.

Ditëve të fundit, banorët e Lvivit kanë mbështjellë artin në qendrën historike të qytetit, në përpjekje për t’i mbrojtur nga sulmet me raketa, të cilat druajnë se mund të godasin qytetin perëndimor të Ukrainës.

3Vullnetarët mbështjellin një statujë pranë Katedrales së Shën Gjorgjit në Lviv.

Kompanitë e ndërtimit u kanë dhënë falas skele dhe pajisje të tjera vullnetarëve që janë përfshirë në këto përpjekje për të mbrojtur artin e qytetit. Por, sipas Andriy Salyuk, që drejton degën në Lviv të Shoqërisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Ukrainës, ka mungesë të çarçafëve metalikë.

4Disa qytetarë kalojnë pranë statujave të mbështjella pranë Katedrales Latine të Lvivit. Këto statuja datojnë që nga shekulli i 14-të.

Salyuk thotë se ekspertët nga Kroacia i kanë këshilluar në përpjekjet për të mbrojtur monumentet e Lvivit. Kroatët kanë fituar përvojë të madhe në mbrojtje të artit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

5Disa persona mbështjellin një statujë në qendër të Lvivit.

Një piktor lokal, që është përfshirë në këto përpjekje për mbrojtjen e artit historik të Lvivit, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse do të ketë një sulm direkt me raketa, asgjë nuk do të ndihmojë”.

Por, mbështjellje të tilla, ku përfshihen pëlhura që mbrojnë nga zjarri, janë një përpjekje për mbrojtjen e artit të Lvivit, nëse ato goditen nga copëza të granatave apo nga zjarri.

6Vullnetarët vendosin një kornizë prej metali përreth një monumenti në Lviv.

Barriera të tilla synojnë të mbrojnë monumentet nga valët goditëse, të cilat mund të rrëzojnë statujat pa u goditur drejtpërdrejt nga ndonjë granatë apo edhe nga mbetjet e ndonjë shpërthimi.

7Çarçafë metalikë janë vendosur për të mbrojtur dritaret e Katedrales Latine të Lvivit.

Ekspertët polakë po ashtu kanë kontribuar në përpjekjet e banorëve të Lvivit për të mbrojtur trashëgimin. Polonia ka dërguar materiale për të mbuluar xhamat e dritareve të disa objekteve, por edhe materiale për të mbrojtur artin fetar të këtij qyteti.

8Ushtarët ukrainas duke kaluar pranë disa statujave të mbështjella jashtë Katedrales së Lvivit.

Lilia Onyschenko, kryetarja e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit Historik të Lvivit, tha se qyteti është shtëpi e monumenteve “që paraqesin arkitekturën e disa periudhave, por edhe të kombësive të ndryshme që historikisht kanë jetuar në Lviv, kryesisht armenët, gjermanët, polakët, hebrenjtë dhe ukrainasit”.

9Një altar në Katedralen armene të Lvivit, është mbuluar me metal.
Ne po e mbrojmë artin jo vetëm për ukrainasit, por po ashtu edhe për trashëgimin botërore”, tha Onyschenko.

Teksa qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, po bëhet cak i sulmeve me raketa nga Rusia, banorët lokalë po tentojnë të mbrojnë thesaret e artit publik të qytetit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate