Rodrigo Duterte është presidenti i Filipineve, i cili së fundi ka deklaruar se nuk do të angazhojë trupa për të luftuar në Ukrainë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshihej në konflikt.
“Unë nuk do të angazhohem. Nëse amerikanët përfshihen në një luftë dhe ata janë këtu, pse do të dërgoj ushtarët e mi? Nuk është beteja jonë për të luftuar”, tha Duterte në një fjalim të enjten.
Filipinet dhe Amerika kanë një traktat të ndërsjellë të mbrojtjes, i cili i detyron të dy vendet të mbështesin njëri-tjetrin nëse njëri prej vendeve sulmohet nga një palë e jashtme.
“Nëse dhuna përhapet dhe lufta disi arrin këtu, kjo do të jetë shumë e vështirë. Për sa kohë që unë jam president, nuk do të dërgoj asnjë ushtar timin të shkojë në luftë”, shtoi ai.