2/7/2026 2:16:43 PM

Çeku: Ka mundësi që në këto rrethana Kosova të anëtarësohet në NATO

Duhet të lexoni

Ish-ministri i FSK’së, Agim Çeku thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është orientimi ynë strategjik dhe se pranimi në këtë Aleancë me procedurë të përshpejtuar është i mundur.

“Sa i përket përmbushjes së standardeve, kritereve teknike, ne i kemi”, tha Çeku.

Ai shtoi se tani anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë.

A ka mundësi në këto rrethana të bëhet një përjashtim që Kosova të anëtarësohet me procedurë të përshpejtuar në NATO?

“Ka”, u përgjigj Çeku, duke shpjeguar arsyet.

“Shumë gjëra sot shkojnë me procedurë të përshpejtuar. Për shembull, Ukraina për ta blerë një kontingjent të armatimit procedurat e rregullat shkojnë me vite. Edhe FSK’ja ka kontraktuar armatim, por ato armatime parashihen të vijnë pas dy – tre vjetëve. Por tani po e shohim se si me procedura të shkurtra një vendim i presidentit dhe të nesërmen armatimi është në Ukrainë”, tha Çeku në RTV21.

“Kur është në çështje siguria atëherë gjithçka shkon me procedurë të përshpejtuar dhe është e mundshme. Unë e shoh si të mundshme këtë dhe mirë është që më dërguar letër zyrtarisht”, shtoi ai.

“Është e mundshme. Disa vende si Turqia veç janë deklaruar se janë për pranimin e Kosovës në NATO. Është me rëndësi shumë të madhe që Amerika t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese tonë dhe Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar edhe të krijohet një masë kritike e vendeve të fuqishme atëherë vendet e tjera vetëm e mbështesin. Kroacia s’ka dilema për një çështje të tillë, Shqipëria nuk ka dilema. Duhet të krijohet një masë kritike e vendeve që e mbështesin pa rezervë dhe gradualisht këto vende të punojnë me vendet që s’na kanë njohur që edhe të na njohin”, tha Çeku.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate