2/7/2026 7:06:14 PM

Kthjellime e diell në fundjavë, por më ftohtë e ngrica në mëngjes

Duhet të lexoni

Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje. Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C.

Sipas Prishtina Weather, kthjellime do të ketë edhe të hënën, e ditën e martë vransira kalimtare, që vende-vende edhe shoqërohen me riga lokale shiu. Nga dita e mërkurë rikthehen kthjellimet, derisa pritet të mbajë mot më i butë gjatë ditës.

“Cilësia e ajrit ka gjasa të mbetet më gjatë me indeks në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë. Vetëm orëve të mbrëmjes, në pjesë që dominojnë qetësitë, e ndotësit mbeten më të përqëndruar, indeksi kalon në vlera të dobëta. 19.03 – Ftohtë e kryesish kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. 20.03 – Ngrica në mëngjes, ditën ftohtë e kryesisht me diell. 21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje pjesërisht vranët. 22.03 – Në mëngjes kthjellime, e ditën vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. 23.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë. Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje. Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C. Erërat frynë mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga verilindja 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale në fundjavë, më pas në rënie, por që mbetet në vlera të larta.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate