9/21/2025 12:07:07 PM

Po zgjerohet harta e variantit të ri të koronavirusit, Fauci: Do të shkojë kudo

Duhet të lexoni

Qeveritë rifusin kufizime të rrepta të udhëtimit pas variantit të ri të COVID-19. Ekziston një shqetësim i madh me shfaqjen e mutacionit “Omicron”, dhe ndërkohë që dinamika dhe rreziku i llojit të ri mbeten të panjohura.

Qeveritë në mbarë botën tashmë po shtrëngojnë kufizimet e udhëtimit dhe po ritestojnë testet pozitive PCR. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët po përpiqen të marrin përgjigje për një sërë pyetjesh në lidhje me llojin e ri dhe nëse ai do të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Shfaqja e llojit të ri përkon me një periudhë të shpërthimit të valës së katërt të pandemisë në Evropë, ku lloji dominues është mutacioni Delta. Tashmë, një numër vendesh po vendosin kufizime të reja ndaj virusit. Në të njëjtën kohë, mutacioni “Omicron” (B.1.1.529) tashmë është identifikuar në Britani, Gjermani, Itali, Republikën Çeke, Holandë dhe Belgjikë.

Të shtunën, Britania njoftoi se kishte identifikuar dy rastet e para të mutacionit të ri, ndërkohë që vijon gjurmimi intensiv i kontakteve. Pasdite, kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi masa të reja urgjente.

Dy raste të mutacionit “Omicron” janë konfirmuar në Gjermani, një është zbuluar edhe në Itali dhe një rast është zbuluar në Belgjikë dje. Gjithashtu në Çeki është zbuluar një rast. Edhe Holanda ndodhet në alarm që ka futur disa persona në karantinë, ashtu si Greqia, që vendosi karantinë 10-ditore për ata që vijnë nga nëntë vende afrikane.

Përveç Afrikës së Jugut, rastet e “Omicron” janë raportuar edhe në Malawi, Botsvana, ku rasti i parë i njohur u raportua më 11 nëntor, në Izrael (një person që mbërriti nga Malawi), dhe në Hong Kong. “Do të shkojë kudo” thotë Fauci.

Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri. Sidoqoftë, epidemiologu Anthony Fauci tha se nuk do të habitej nëse mutacioni ishte tashmë në Amerikë.

“Ne nuk e kemi zbuluar ende, por kur keni një virus që tregon një shkallë kaq ngjitëse dhe tashmë keni raste që lidhen me udhëtimin, si në Izrael, Belgjikë dhe vende të tjera, ai pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të shkojë kudo” tha Anthony Fauci për “NBC”.

“Aftësia e tij për të infektuar njerëzit e shëruar dhe madje edhe të vaksinuar na bën të themi se mutacioni i ri është diçka që duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të përgatitemi për diçka serioze. Kjo mund të mos ndodhë, por duhet të jemi të përgatitur”, tha ai.

Guvernatori i Nju Jorkut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi ??një direktivë udhëtimi duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të mos e vizitojnë Afrikën e Jugut.

Megjithatë, Afrika e Jugut po ankohet se kufizimet e udhëtimit janë masa ndëshkuese dhe se po dëmtojnë turizmin, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të mos nxitojnë të vendosin kufizime udhëtimi për shkak të variantit të ri, duke u propozuar që të adoptojnë një qasje shkencore të bazuar në vlerësimin e rrezikut për zbatimin e masave të tilla./ Abcnews.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate