12/17/2025 9:48:51 AM

Ramën e përgënjeshtrojnë mediat hungareze

Duhet të lexoni

Kryeministri Edi Rama, po kërkon çdo gjë për të justifikuar e legjitimuar rritjen e çmimit të naftës në vend, duke përdorur luftën mes Ukrainës dhe Rusisë si justifikim. Për të legjitimuar këmbënguljen e tij për çmimin, Rama ka nisur të marrë shembuj të huaj si për të treguar që jemi mire dhe qeveria po na ndihmon. Por ka gabuar, ndoshta me mendimin se nuk do e kapte askush. Ai në disa deklarata dhe intervista të dhëna 24 orët e fundit ka marrë si shembull Hungarinë, ku nafta sipas tij, po jepet me racion. Ai shtroi edhe pyetjen e se “çdo bëjmë ne kur të mos ketë fare naftë?”.

“Disa nga kolegët e mi, thonë që kjo që bën ti çmenduri sepse është një supershpenzim. Ne nuk mund të shkojmë të godasim në pikat më të dobëta. Për sa i përket cili është shqetësimi im më i madh, sa ka lufta që ka filluar, sapo dalin pasojat e para, po çfarë do bëjmë sikur lufta të zgjasë pa fund, apo gjëja më e tmerrshme të mos ketë produkte, apo të mos ketë naftë fare. Apo siç ndodh në Hungari, që e marrin me racion. Çdo bëjmë ne kur të mbajmë radhë për të marrë produktet. Çfarë do të ndodhte këtu sikur të mos ketë energji elektrike apo naftë. Isha në emiratet e Bashkuara dhe për këtë arsye isha atje, ne jemi në një situatë që mund të shkojë shumë më shumë… Ta shohim që çfarë do bëjmë me reagimin tonë, po ç’është kjo, që dalim në rrugë t’i zgjidhim punët“, është shprehur Rama.

Propagandën këtu e ka pak “offside”. Në fakt Hungaria ka marrë disa masa për të evituar mbetjen pa karburant por nuk e ndan me triska akoma ashtu siç pretendon Rama. Sipas mediave hungareze, në fakt automjetet mbi 7.5 ton do të lejohen të mbushen vetëm në pikat e caktuara të karburantit ku karburantet ofrohen me çmimet e tregut. Kjo vlen për kamionët hungarezë dhe të huaj, madje edhe për automjetet e huaja që peshojnë më shumë se 3.5 ton. Pra ska racionim. Pse vallë nuk e përmend Rama fakti. Se pikërisht ajo Hungari që merr shembull ka ulur akcizën mbi naftën dhe karburantët e tjera. Madje është zotuar se kufiri i çmimit sigurisht që do të mbahet deri në maj. Apo këto detaje nuk i hynë në punë me propagandën?!

Lista e plotë e masave të Hungarisë

Automjetet mbi 7.5 ton dhe makinat e huaja mbi 3.5 ton mund të furnizohen me karburant me çmimin e tregut vetëm me pompa me presion të lartë. Përjashtim bëjnë makineritë bujqësore, të cilat ende mund të blejnë karburant me çmime të reduktuara.

Qeveria do të ulë me 20 forintë akcizën për karburantet.

Policia është urdhëruar të marrë masa ndaj atyre që shkruajnë apo flasin për ndërprerje të furnizimit, si dhe ndaj atyre që nuk mbushin benzinë ??apo naftë në bombola të përshtatshme për këtë qëllim.

Rregullorja parashikon gjithashtu dënime më të rrepta për pikat e karburantit që nuk respektojnë ngrirjen e çmimeve. Nëse Administrata Kombëtare e Tatimeve dhe Doganave konstaton gjatë një inspektimi se karburanti po shitet me një çmim më të lartë, mund të vendosë gjoba nga 6 milionë HUF (15 mijë e 696 euro) deri në 15 milionë HUF ( 39 mijë e 240 euro) dhe të penalizojë një kompani disa herë në një ditë (më parë gjobat varionin nga HUF 100,000 deri në 3 milion HUF).

Qeveria do të ulë edhe akcizën e karburantit me 20 forintë për liter (0.05 euro). Benzina do të reduktohet nga 115,000 HUF/ litra (3 euro) në 95,000 HUF/ litra (2.4 euro) dhe nafta nga 105,350 HUF/ litra (2.75 euro) në 85,350 HUF/ litra (2.23).

Pra Hungaria vetëm jo vetëm që nuk po racionon naftën por po mundohet të ulë çmimin, po Rama? Ne nuk dimë ende sa rezerva kemi në vend? Vetëm 2 javë ps luftës, qeveria u kujtua të kërkojë invetar sesa furnitorët kanë blerë për të përballiar krizën se deri më tani ishin të zënë duke i “ndritur faqen Shqipërisë” në Dubai. Propaganda nuk është e jashtëligjshme, madje është një nga pikat e forta të qeverisjes Rama, po së fundmi po e lëshon pak. Ndoshta mendon se nuk do kapet…


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate