12/21/2025 8:21:45 PM

Dy vjet në ‘kthetrat’ e COVID-19, kjo është gjendja epidemiologjike në Kosovë

Duhet të lexoni

Sot bëhen dy vjet prej kur virusi i njohur korona ‘zbarkoi’ në Kosovë. Lufta kundër tij ka qenë e rëndë, pasi ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve. E përpos kësaj ka ndërruar të gjithë dinamikën e jetës, duke krijuar probleme edhe në jetën mendore të njerëzve e duke i prekur thellë në xhep.

Më 13 mars të vitit 2019 u paraqitën dy rastet e para me COVID-19, virusin që tashmë kishte ‘bërë vend’ në çdo cep të botës, shkruan Sinjali.

Ndonëse u morën masa kufizuese, e vendi hyri në karantinë për rreth dy muaj, ishte e vështirë të evitohej infektimi me koronavirus. Në këto dy vite, 226 mijë e 845 qytetarë e provuan shijen e këtij virusi.

Por fatkeqësisht, përballja me COVID-19 nuk ka qenë e lehtë për shumë njerëz, të cilët nuk arritën ta mposhtin virusin ‘famëkeq’. Brenda këtyre dy viteve, si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 3 mijë e 124 persona.

E numër shumë më i lartë sa i përket shifrave të publikuara nga IKShPK, është për personat që e kanë fituar betejën me COVID-19. Sipas statistikave, nga koronavirusi janë shëruar 222 mijë e 973 persona.

Gjatë dy viteve përballje me pandeminë, vazhdimisht ka pasur masa kufizuese, nganjëherë më të ashpra e nganjëherë më të lehta.

Më 1 mars të vitit 2022, Qeveria e udhëhequr nga Kurti ka miratuar masat e reja, që janë ende në zbatim. Sipas këtyre masave, largohet ora policore, e cila ka qenë kërkesë e qytetarëve dhe bizneseve.

Ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja, pasi gjatë festave të fundvitit pati rritje rekord të rasteve me COVID-19. Rënia e rasteve ka ndikuar që edhe spitalet të lehtësohen, pasi ishin të stërngarkuara me pacientë.

Dje Shërbimi Spitalot Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se vetëm nëntë pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK.

Në lidhje me situatën epidemiologjike, ekspertët shëndetësorë ka kohë që thonë se është në kontroll.

Për t’u mbrojtur nga COVID-19, po vazhdon procesi i vaksinimit. Deri tash, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë administruar 1 milion e 817 mijë e 550 doza të vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19. /GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate