12/22/2025 5:33:39 AM

Nga rritja e çmimeve te rënia e Rublës, si ka ndryshuar jeta e rusëve pas nisjes së luftës

Duhet të lexoni

SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë për shkak të sulmit në Ukrainë. Ndikimi i këtyre masave sapo ka filluar të ndihet, me rritjen e kostos së produkteve bazë. BBC i ka kushtuar një artikull pasojave që ka sjellë në Rusi largimi i kompanive dhe saksionet e vendosura nga Perëndimi.

Çmimet e konsumit u rritën me 2.2% në javën e parë të pushtimit, me ushqimin ndër rritjet më të mëdha

  • Disa dyqane po kufizojnë shitjen e artikujve kryesorë.
  • Shitjet e barnave nuk i nënshtrohen sanksioneve, por me kompanitë kryesore të transportit që pezullojnë shërbimet, furnizimet janë të prekura.

Rubla ka rënë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke bërë që shumë shitës me pakicë të rrisin çmimet e tyre. Daria, e cila jeton në qendër të Moskës, thotë se nuk i ka parë ende raftet bosh. “Ushqimi nuk do të zhduket, por do të bëhet më i shtrenjtë. Sa më e shtrenjtë, nuk mund ta imagjinoj dhe kam frikë të mendoj edhe për të”, tha ajo.

Jan, është një qytetar i BE-së që jeton dhe punon në Moskë. “Më 20 shkurt porosita sende ushqimore për 5,500 rubla [rreth 57 dollarë; 44 £] dhe tani e njëjta shportë kushton 8,000”, thotë ai.

Çmimi i qumështit është pothuajse dyfishuar në dy javët e fundit, shton ai. Çmimet e sheqerit dhe drithërave janë tashmë rreth 20% më të larta se një vit më parë. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” tha se disa shitës me pakicë kishin rënë dakord të kufizonin rritjen e çmimeve në disa produkte kryesore në 5%. Të tjerët po kufizojnë sasinë e gjërave bazë si mielli, sheqeri dhe vaji që klientët mund të blejnë.

Daria ka bërë rezerva. “Kemi blerë 4 kg kafe, 4 litra vaj luledielli, 4 litra vaj ulliri dhe katër shishe uiski”, tha ajo. Ajo gjithashtu ka porositur një furnizim tre mujor me ilaçe për presionin e lartë të gjakut, e ndërsa ajo thotë se disa ilaçe tashmë janë më të vështira për t’u marrë.

  • Kostoja e smartfonëve dhe televizorëve është rritur me më shumë se 10%.
  • Markat e mëdha si Apple, Ikea dhe Nike nuk i shesin më produktet e tyre në Rusi.

Edhe makinat e reja janë rritur në çmim. “Ne blemë filtra dhe vaj për makinën kur ajo ka nevojë për shërbim”, thotë Daria. “Ne ia dolëm t’i blinim me çmimet e vjetra para se të dyfishoheshin para syve tanë”, shtoi ajo.

Bankat ruse hiqen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift.

  • Visa, Mastercard, American Express, Apple dhe Google Pay kufizuan shërbimet e tyre në Rusi
  • Banka qendrore ruse thotë se ekonomia mund të tkurret deri në 8%

Mbylljet e mediave dhe kujtimet e Luftës së Ftohtë:

  • Ligji i ri kërcënon të burgos këdo që mendohet se ka përhapur lajme “të rreme” mbi pushtimin
  • Media e pavarur dhe ndërkombëtare, subjekt i kufizimeve të rënda.
  • Më shumë se 13,000 njerëz të arrestuar në protestat kundër luftës.

Ngjarjet e sotme sjellin kujtime të viteve 1990, kur ekonomia e Rusisë u shemb pasi Bashkimi Sovjetik u shpërbë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate