Aksident me pasoja fatale në Kamëz.
Mjeti del nga rruga, humb jetën i riu, pasagjeri përfundon rëndë në spital.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, në Kamzë.
D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit,D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, F. P., 61 vjeç.
Grupi po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.