12/22/2025 4:57:51 PM

Mbi 30 lajme të rreme brenda ditës po qarkullojnë në Kosovë për luftën në Ukrainë

Duhet të lexoni

Që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, e gjithë bota po raporton mbi këtë situatë. Ekspert të mediave thonë se dezinformimi e ka burimin në Rusi dhe se kjo po ndodhë me qëllim ekonomik dhe politikë. Këto lajme të rreme po qarkullojnë edhe në Kosovë, madje mbi 30 lajme të rreme po indetifikohen brenda ditës nga ekspertë të sigurisë kibernetike.


Lajmet e rreme po ndikojnë negativisht te lexuesit dhe se besimi i tyre që kanë për media po humbet.

Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë kibernetike dhe kundervënies në Kosovë, deklaroi për KosovaPress, se krejt kjo propagandë ka filluar nga mediat në Rusi

“Fillon nga 5 e sipër deri në 20-30 lajme të cilat janë të rreme nëse llogarit një lajm i rremë sa shpërndahet në një faqe, ne kemi konstatuar një faqe shpërndahet 40 herë dhe arrijnë një audience mbi 2.5 milionë, që do të thotë teorikisht një lexues e shet të njëjtin lajm më shumë se 2.5 herë[…]Fillimisht kanë qenë lajmet e rreme edhe vazhdojnë të jenë lajmet nga Rusia gazetat “Russia today” dhe “Sputink” dhe kanë marrë masa për të zvogëluar mundësinë e dezinformimit për të vazhduar më pastajme lajme të rrena të cilat vazhdojnë të kenë impakt edhe në Republikën e Kosovës nga mediat pro ruse dhe pro serbe”, tha ai.

Qarkullimi i këtyre lajmeve të rreme, sipas tij, po kanë ndikim të madh te moshat e reja.

“Kemi pasur një ndikim jashtëzakonisht jo të mirë te moshat e reja për të vazhduar edhe te moshat e pjekura të cilat e kanë pa me shqetësim dhe për ata e kanë shprehur shqetësimin e tyre nëpër komente apo edhe drejtpërdrejtë tek unë ku kanë kërkuar marrjen e masave të ashpra ndaj portaleve të cilat janë duke shpërndarë lajme të rrejshme. Kemi media serioze të cilat vazhdojnë të postojnë çdo foto, video nga Ukraina…ndërsa mediat joserioze kanë kryesisht për klikime dhe përfitime materiale”, u shpreh Hoxhaj për KosovaPress.

Pedagogu i shkencave të komunikimit në Universitetin e Prishtinës, Dren Gërguri pohon që ka një numër të madh të dezinformateve që janë shperndarë gjatë këtyre ditëve. Sipas tij, shpërndarja e këtyre lajmeve jo të vërteta po bëhet për dy qëllime.

“Dezinformimi ndodhë për dy arsye, njëra është çështja ekonomike, ata dëshirojnë kushdo që e bënë të fitojë financiarisht, zakonisht kur interesimi i qytetarëve në Kosovë por edhe në vendet e tjera rritet për një temë të caktuar, pikërisht edhe ata të cilët dezinformojnë për çështje ekonomike e kthejnë fokusin të ajo temë sepse janë të vetëdijshëm që do ketë klikime më shumë dhe do të ketë përfitime për ata. Gjithashtu, pjesa e dytë, arsyeja e dytë mund të jetë politike, ideologjike që mund ta bëjnë grupet e caktuara të interesit sepse dëshirojnë që të krijohet një bindje të caktuar një perceptim për çështjen në fjalë qoftë lufta në Ukrainë, ndërhyrja e Rusisë a është e drejtë apo jo”, tha ai.

Ekspertja e medias dhe profesoresha në UP-së, Remzije Shahini-Hoxhaj, e cila është bërë pjesë e rrjetit të komunikmit që u themelua nga shumë ekspertë të botës, thotë se njerëzve iu krijohet një përshtypje e shpresës për jetë, por njëkohësisht edhe informimit.

“Një rrjet digjital i komunikimit që përfshin shumë ekspertë nga e gjithë bota ka filluar një iniciativë pjesë e të cilit jam edhe unë që ta ndihmojmë në një formë apo tjetrën Ukrainën. Ata kanë krijuar një platformë nga përdoruesit ku njerëzit nga Ukraina do të mund t’i rrëfejnë tregimet e tyre sa i përket jetës në ditë lufte…Ne marrim informata prej dorës së parë dhe njerëzve iu krijohet një përshtypje e shpresës për jetë, por njëkohësisht edhe informimit”, shprehet ajo.

Kryeshefi ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Media, Faruk Rexhaj thotë që në bazë të monitoritmit që po bëjnë, nuk po arrijnë t’i indetifikojnë as kush është prapa atyre mediave.

“KPM monitoron gjitha mediat elektronike, audio dhe audio-vizuele dhe monitoron portalet. Mendoj që ndoshta më shumë kemi fake news nëpër portale të ndryshme të cilat ndoshta nuk iu dihet as pronari apo diçka e ngjashme. Përndryshe sa i përket mediave audio dhe audio-vizuele, qendrojmë jashtëzakonisht mirë në verifikimin e lajmeve, thjeshtë është KPM-ja që ka vendos kodin e etikës, rregullat e ndryshme të cilat mediat në përgjithësi i respektojnë”, deklaron për KosovaPress Rexhaj.

Në mëngjesin e 24 shkurtit Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, nga ajo ka pasur shumë sulme përfshirë edhe kryeqetin. Bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara deri më tani mbi 1 milion njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate