1/16/2026 3:26:57 AM

’17-vjeç i mbusha te shtëpia e burrit’

Duhet të lexoni

Redina dhe Garledina janë dy motrat që kanë ardhur të surprizojnë nënën e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Fitorja ka pasur një jetë të vështirë, me plot sakrifica si një grua e ve në moshë fare të re, me tre fëmijë për të rritur.

Por sot, fëmijët e saj janë në krahun e nënës së tyre, gati për ta ndihmuar e së pari, dëshirojnë ta nisin me një falenderim.

Redina: Deshëm t’i tregojmë asaj në njëfarë mënyre sa e veçantë është për ne dhe ta kuptojë shumë më mirë që vlen vërtet shumë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka bërë mami për ju dhe si ka qenë jeta e saj?

Redina: Jeta e saj ka qenë shumë e vështirë. Ajo ngeli e ve në moshën 27-vjeçare me tre fëmijë: unë 4, vëllai 7 vjeç dhe motra një e gjysmë. Është detyruar të punojë aq shumë, edhe dy punë ka bërë thjesht që ne mos ta ndienim mungesën financiare. Shumë herë është detyruar të na lërë edhe vetëm si e si që t’ia arrijë dhe vërtet ia ka arritur, ne sot jemi shumë mirë, falë saj.

Redina është vajza e madhe që i ra e gjithë pesha e shtëpisë mbi supe që kur ishte fëmijë. Por fati i nënës së saj u përsërit disi dhe te ajo. E martuar në moshë krejt të vogël, u detyrua të divorcohej kur lindi dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po jeta jote si ka qenë Redina?

Redina: Mund të them që s’ka qenë dhe aq e suksesshme, në jetën personale bëhet fjalë. Jam e divorcuar, vij nga një martesë dhe kam dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë, 1 vjeç e 7 muajsh.

Ardit Gjebrea: Si erdhi ky vendim që ti të lidheshe me dikë?

Redina: Ishte martesë me shkuesi.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Redina: 17 i kam bërë atje.

Grindjet, keqkuptimet e vazhdueshme dhe refuzimi nga ana e bashkëshortit për të ndryshuar, e detyruan Redinën të braktiste strehën që kishte ngritur.

Ardit Gjebrea: Pas fëmijës së dytë more vendimin për divorc.

Redina: Po, isha shtatzënë 7-muajshe me djalin.

Ardit Gjebrea: Pra, ende pa lindur djali vendose të divorcoheshe dhe u ktheve tek mami.

Redina: Po, dhe e linda djalin aty.

Ardit Gjebrea: Si e priti mami këtë moment?

Redina: Tmerrësisht shumë keq.  Ajo vuan dhe nga zemra dhe e pati shumë siklet sepse të të kthehet fëmija me fëmijë është situatë e rëndë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate