1/3/2026 4:41:47 PM

Aleatët “bombardojnë” me sanksione Putinin, Shtëpia e Bardhë tregon planin e SHBA!

Duhet të lexoni

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë sanksione nga të gjitha anët. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e SHBA-së për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe në sanksionimin e Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Gjatë një konference, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve evropianë”, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.

Por ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, Psaki tha se masat e SHBA do të përfshijnë edhe ndalimin e udhëtimit. Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë.

Vendet e BE-së ranë dakord që të ngrijnë pasuritë e presidentit rus dhe ministrit të tij të jashtëm në vendet e bllokut, pasi udhëheqësi i Ukrainës kërkoi me ngut veprime më të shpejta dhe më të forta për të ndëshkuar sulmin rus ndaj vendit të tij.

Masa kundër Putinit dhe kryediplomatit të tij Sergei Lavrov erdhi ndërsa të dërguarit e 27 vendeve anëtare të BE-së diskutuan hollësitë e një vale të re sanksionesh, që u mbështetën nga udhëheqësit e BE-së në një samit urgjent të enjten në mbrëmje.

“Është një sinjal i rëndësishëm politik”, tha një diplomat i lartë i BE-së, duke iu referuar vendimit për të vënë në shënjestër udhëheqësit e Rusisë.

Një zyrtar i BE-së tha se ky raund i dytë sanksionesh do të pasohet nga një i tretë, që mund të synojë “shumë më shumë” oligarkë rusë. “Ne po lëvizim sa më shpejt që mundemi,” tha zyrtari.

Më herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Evropës që të veprojë më shpejt dhe më me forcë në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, duke akuzuar aleatët perëndimorë se po bënin politikë, ndërsa forcat e Moskës përparonin në Kiev.

“Ju ende mund ta ndaloni këtë agresion. Duhet të veproni me shpejtësi,” tha ai, duke shtuar se ndalimi i hyrjes së rusëve në BE, përjashtimi i Moskës nga sistemi global i pagesave ndërbankare SWIFT dhe një embargo e naftës duhet të jenë të gjitha në tryezë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate