12/30/2025 4:27:15 PM

A do largoheni nga Ballkani i Hapur nëse Serbia mbështet Rusinë?

Duhet të lexoni

Në konferencën për median, kryeministri Edi Rama u pyet në lidhjeme qëndrimin e Serbisë pro Rusisë, si dhe për faktin nëse do të vazhdojë ose projekti i Open Ballkan.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se çdo shtet ka përgjegjësitë e veta në raport me të tjerët, duke iu referuar këtu marrëdhënieve të Rusisë me Ukrainën. Ai deklaroi se ishte i ditur qëndrimi i Serbisë dhe se nuk kishte nevojë që të ndodhte kriza në Ukrainë që të Shqipëria të njihej me atë. 

"Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që s’lënë rast pa u marrë me Ballkanin e hapur që të spekulojnë përsëri, ne nuk kemi pasur mangësi qartësie e apo informacioni për pozicionin e Serbisë, kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që sulmohet Ukraina nga Rusia që zbulojmë lidhjet e Rusisë me Serbinë. Në informacionin paraprak, presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës, një qëndrim i dyzuar tipik për politikën e jashtme. Ndërkohë që sot çka diskutojmë sot është më e rëndësishme, sa i përket ecurisë së mëtejshme të Ballkanit të Hapur kjo është një çështje që pret e nuk ka asnjë urgjencë për të nxjerrë konkluzione", tha Rama.

A do largoheni nga Ballkani i Hapur nëse Serbia mbështet Rusinë? Përgjigjet Rama

Deklarata

Sa i përket Serbisë, është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë për Ballkanin e Haput që të spekulojnë përsëri. Ne nuk kemi pasur mungesë informacioni në politikën e jashtme të Serbisë kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Nga informacioni paraprak që kam marrë, është se presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës.

Sa i përket ecurisë së Ballkanit të Hapur kjo është çështje që pret dhe nuk kemi asnjë urgjencë për të nxjerrë konkluzione jo vetëm në raport me Serbinë por për mënyrën si do zhvillohet ky proces. Jemi në kushtet që nga ora në orë mund të shohin lidershipin e zgjedhur të Ukrainës të vrarë ose të marrë peng, mund të shohim një qeveri kukull. Nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve dhe duhet të shikojmë dinamikat dhe si do sillen endet e aleancës me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi asnjë arsye të ngutemi. Ballkani i Hapur nuk është projekti i krijimit të ndonjë organizate si një BE e vogël apo aq më pak krijimi i një Jugosllavie të re. Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të bërë Serbinë aleate të SHBA. Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës. Nuk jemi në këtë fare. As nuk na ka shkuar në mend kjo gjë. Nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie strategjike, rajonale. Pastaj sa Rusia mund të hyjë deri këtu në Ballkanin Perëndimor dhe mund të përdorë të tjera forca pro ruse, kjo është e gjitha për t’u parë. Janë të gjitha gjëra që janë diskutuar sot. Ballkani i Hapur është më tepër se një projekt lokal. Është i mbështetur shumë fort nga SHBA. Dhe është një projekt që mbështetet nga shumë aleatë dhe partner. Ne do i diskutojmë të gjitha me të gjithë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate