Deputetja e Ukrainës, Kira Rudik, ka dalë sot në publik me një foto duke mbajtur kallashnikov, pasi është armatosur për të qenë në gatishmëri të luftojë agresorët rusë, transmeton Gazeta Metro.
“Mësova të përdor kallashnikov dhe u përgatita të mbaj armë. Tingëllon e pabesueshme pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më shkonte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë”, tha Rudik në Twitter.
Ajo po ashtu u paraqit në një intervistë për CNN më herët, ku tha se ishte e gatshme të luftone e edhe të vriste nëse ishte nevoja.
Në Kiev gati 20 mijë civilë janë pajisur me armë dhe do të futen në Betejën e Kievit./gazetametro.net