Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, Jarinje e Leposaviq, për mbylljen e rrugëve ilegale që shfrytëzohen nga kontrabanduesit.
Për këtë aksion ka shkruar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili tha se operacioni u zhvillua në zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

