12/28/2025 12:50:56 AM

Shefja e arrestuar e IKMT Romina Pulaj, ishte në krevat me vartësin e saj

Duhet të lexoni

Prokuroria i ka dhënë mbrëmë një mesazh të fortë ‘peshkaqenëve’ të ndërtimeve të paligjshme, të cilët kanë korruptuar zyrtarët publikë dhe gjyqtarë, për të ngritur objekte pa leje buzë detit në Sarandë. Mesnatën e mbrëmshme është arrestuar shefja e IKMT-së në Sarandë Romina Pulaj, pasi kishte lejuar ndërtimin e një pallati të paligjshëm në Sarandë, me 7 kate. Operacioni për arrestimin e shefes së IKMT-së Sarandë është kryer nga komisariati i policisë dhe prokuroria e qytetit, e cila kishte lëshuar një mandat arresti për Romina Pulaj dhe biznesmenin Tando Papuçi.

Në momentin kur policia ka hyrë në banesë, zyrtarja e PS-së, Romina Pulaj, mësohet se ishte në krevat me Martin Arapin, vartësin e saj në IKMT-në Sarandë, me të cilin kishte krijuar një lidhje pasioni. Pulaj dhe i dashuri i saj duket se kanë bashkëpunuar me mafien e ndërtimit. Prokuroria ka kërkuar arrestimin edhe të biznesmenit Tando Papuçi, i cili duket se është informuar paraprakisht, duke u fshehur. Biznesmeni mësohet se fshihet pas pallatit pa leje. Operacioni është një mesazh për mafien e ndërtimin Kolë Noku.

Oligarku i ndërtimit Kolë Noku, me anë të kompanisë, Noku O-S 2008, ka aplikuar për një lejë ndërtimi për një pallat me 5 kate në Bashkinë e Sarandës.

Për çdo leje ndërtimi ka një afat të caktuar për ta zhvilluar. Ky afat ka kaluar dhe Noku nuk kishte nisur ndërtimin. Në përfundim të afatit, Kolë Noku ka kërkuar që një tjetër leje për pallat me 9 kate. Bashkia e Sarandës e ka refuzuar pasi nuk kishte zhvilluar lejen e parë. Në këtë aferë është implikuar edhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili ka vendosur të rrëzojë Bashkinë e Sarandës, duke i miratuar lejen në kundërshtim me ligjin. Në këto kushte, Kolë Noku ka vendosur skelat, duke vijuar ndërtimin e pallatit./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate