12/25/2025 11:59:23 PM

Rikthehet moti i ftohtë dhe bora, parashikimi për javën që po hyjmë

Duhet të lexoni

Java e fundit e shkurtit rikthen motin e ftohtë, me erë dhe të reshurat e borës ditën e martë. Në pjesën e dytë të javës kthjellime dhe rritje e temperaturave gjatë ditës, parashikon “Prishtina Weather”.

20.02.2022 – Kalimi i një sistemi frontal mbrëmjen e sotme sjell mundësi për riga lokale shiu, derisa ditën e hënë mbetet mot i butë, me kthjellime orëve të paraditës.

Të martën herët në mëngjes një tjetër front i ftohtë, këtë herë më i fuqishëm, sjell të reshura shiu dhe erëra të ftohta veriore, që nga rrafshi i Kosovës reshjet edhe shndërrohen në borë. Deri në mesditë reshjet pushojnë. Në ditët vijuese mbetet mot pak më i ftohtë me mundësi për reshje të dobëta shiu apo edhe bore të mërkurën mbrëma. Të premten paraqiten kushte për kthjellime, si dhe temperaturat gjatë ditës shënojnë rritje.

Erërat që parashihen në ditët vijuese, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, duke përmirësuar indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të pranueshme e të mira. Orëve të mbrëmjes, vende-vende ku do ketë më shumë qetësi, ndotësit do të jenë më të përqëndruar, e cilësia e ajrit të kaloj edhe në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta.

Datat:

21.02 – Mbetet butë. Paradite intervale me diell, e pasdite dhe mbrëmje vransirat shtohen.

22.02 – Ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes priten reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore dhe pjesë të rrafshit të Kosovës edhe reshje bore. Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e në mbrëmje me kthjellime.

23.02 – Ngrica në mëngjes dhe kryesisht me diell paradite. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu apo edhe bore në vise kodrinoro-malore.

24.02 – Pjesërisht vranët. Ditën intervale me diell, e në mbrëmje kthjellime.

25.02 – Kryesisht kthjellët. Në mëngjes ngrica, e ditën më butë.

Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin nga 5C edhe deri në -3C ditën e premte, e maksimalet nga 14C, ditën e hënë, zbresin edhe në 5C ditën e martë.

Ditën e hënë do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s, e të martën në mëngjes edhe e fuqishme nga verilindja me hove deri në 18m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate